Disa akuza kunder Isa Mustafes jane staliniste… (dhe disa mendime per te ardhmen politike te Isa Mustafes)…
„Minister i Rrahman Morines…“ – kjo eshte njera nga akuzat qe i behet Isa Mustafes. I behet edhe nga politikanE qe kane shetitur ne parti te tjera dhe prape jane kthyer ne LDK. Kjo eshte njera prej rrenave me kolosale qe e ndot opinionin prej vitesh. Isa Mustafa ka qene sekretar (minister) per financa ne qeverine e Krahines Socialiste Autonome te Kosoves. Asgje te keqe nuk ka ketu. Pasi Kosova fitoi autonomine e gjere me 1974, kuadrot shqiptare zune pozita te rendesishme ne politike, ekonomi, arsim dhe institucione te tjera. Ne vend te Zhivoradeve dhe Miodrageve tani per disa çeshtje vendosnin shqiptaret.
Perndryshe Rrahman Morina nuk ka qene kurre kryeminister (kryetar i Keshillit Ekzekutiv te Kosoves), rrjedhimisht as Isa Mustafa s‘ka qene minister i tij. Isa Mustafa nuk ka qene as pjese e aparatit aktiv represiv te sistemit, siç kane qene, per shembull, Rrahman Morina apo Jusuf Karakushi.
Kushdo qe e do te verteten, duhet te siguroje se pari faktet. Ne arkivin e agjencise kroate te lajmeve HINA edhe sot gjendet lajmi i dates 23 gusht 1991, ku, mes tjerash, njoftohet se ne lokalet e SUP-it te Kosoves (sekretariatit per pune te brendshme), i cili „eshte nen kontrollin e SUP-it te Serbise“, per disa ore jane marre ne pyetje Isa Mustafa, Iljaz Ramajli dhe te tjere. Ata u moren ne pyetje per shkak te thirrjeve drejtuar pjesetareve te nacionalitetit shqiptar per rezistence kunder pushtetit serb. Isa Mustafa ka qene edhe sekretar i Fondit Krahinor per Planifikim. Çka ka te keqe ketu? Çka ka te keqe qe Pajazit Nushi ka qene zevendeskryeminister i Kosoves me 1978 dhe nen drejtimin e tij eshte organizuar ceremonia madheshtore e shenimit te 100-vjetorit te Lidhjes se Prizrenit? A do te kishte qene me mire qe kete ta bente ndonje Dushan Ristiq, Ilija Vakiq, Vukashin Jokanoviq apo Sonja Shqepanoviq?
Pa marre parasysh çka mendojne oponentet e tij brenda apo jashte partise apo kalemxhinjte e kafehaneve te Prishtines, Isa Mustafa eshte i vetmi kryeminister i Kosoves i pasluftes qe kur e ka marre postin e ka ditur sakte: çfare domethenie kane fjalet deficit, suficit, rebalans i buxhetit, investim strategjik etj.
Ne korrik te vitit 1990, menjehere pasi delegatet e Kuvendit te Kosoves shpallen Deklaraten Kushtetuese, e ashtuquajtura drejtesi serbe ne Prishtine nisi hetimet kunder Isa Mustafes dhe politikaneve te tjere. Keto jane faktet.
Se si e ka menaxhuar Fondin e Treperqindeshit, si ka qeverisur ne Komunen e Prishtines dhe si kryeminister – per kete Isa Mustafa duhet te shihet edhe me sy kritik, si çdo politikan, por akuza se ka qene „minister i Rrahman Morines“ bie si peshtyme vetjake mbi ata qe e perserisin dhe nuk levizin vendit ne kryeneçesine e tyre.
Isa Mustafa tani si kryetar i LDK-se ka dy detyra: te perkrahe nje kandidate apo nje kandidat te denje per kryeministre/kryeminister dhe te kujdeset qe pas me se largu dy viteve te organizoje nje Kuvend te Jashtezakonshem Zgjedhor qe ne krye te LDK-se te vije nje personalitet i formuar politik, me profil te qarte dhe besueshmeri te larte. Kandidatet e tille potenciale tani jane nen moshen 40-vjeçare. I kane dy vjet kohe te sigurojne mbeshtetjen e anetaresise dhe te opinionit. Dy vjet nuk jane pak. Keshtu edhe Isa Mustafa do te permbyllte karrieren e tij politike duke lene pas nje trashegimi te mire politike. Por asnje lamtumire nuk eshte me e veshtire se ajo nga pushteti, andaj edhe Isa Mustafa mund te ngjitet per karrige dhe te varrose shume shpresa.