Connect with us

LAJME

Fatmir Limaj del për çaj me Sami Lushtakun, a janë këto shenja për një rikthim të tij në PDK

Published

on

Zyrtari i PDK-së, Sami Lushtaku dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e kanë kaluar pasditën bashkë. Kjo foto u publikua pak ditë pasi zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi, tha se ka njerëz që e duan kthimin e Limajt në PDK. Vetë Lushtaku edhe para një viti e kishte kërkuar kthimin e ish-zyrtarit të lartë të PDK-së në vendin e orgjinës.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, e ka publikuar fotografinë e të treve bashkë, të shoqëruar me mbishkrimin, “Një pasdite, çaj me miq!”.

Pak ditë më parë, zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se “ka njerëz” në PDK që duan që Limaj të rikthehet në PDK-së, madje si kryetar.

Ai tha në Frontal të T7 se “çfarë flasin njerëzit, unë nuk kam të drejtë as t’i kundërshtoj”, por theksoi se “ka shumë njerëz të PDK-së që e duan Fatmir Limajn kryetar”.

Gjatë zgjedhjeve të fundit, Lushtaku ishte një prej atyre që donte koalicion zgjedhor mes PDK-së dhe Nismës dhe e kishte deklaruar dëshirën e tij për rikthimin e Limajt.

“Unë jam i vetmi në parti që e kam dëshirën që Limaj të jetë pjesë e PDK-së. Jam deri në skaj në idenë që PDK-ja të shkojë me Nismën në koalicion. Fatmirin e kam shok dhe e respektoj shumë. Kërkesa ime ishte që të mos ketë Nismë fare, që Limaj të vijë në PDK, por nuk e di nëse do të realizohet”, kishte thënë Lushtaku një muaj para zgjedhjeve të 14 shkurtit, 2021.

Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së ishin larguar nga partia, për ta themeluar Nismën, që më vonë mori emrin “Nisma Socialdemokrate”.

Por, Sherifi tha se ata që duan rikthimin e Limajt në pozitën më të rëndësishme në PDK, nuk kanë fuqi vendimmarrëse./Teleskopi.info

Continue Reading