Connect with us

LAJME

Ferizaj, policia ndanë pako ushqimore për familjet me asistencë sociale

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj së bashku me përfaqësuesit e komunës dhe ata të Qendrës për Punë Sociale, kanë shpërndarë 30 pako ushqimore në vlerë prej 100 euro për 30 familjeve me asistencë sociale. Këto familje, sipas një njoftimit të policisë, janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.

“Këto pako janë siguruar nga mjetet e grumbulluara gjatë realizimit të projketit, minimaratonës ‘’Vrapojmë me Policinë Tonë” që  është  mbajtur me datën 12.06.2023 për nderë të ditës së  Çlirimit të Ferizajt dhe vitit jubilar 150 Vjetori Themelimit të Ferizajt. Ky aktivitet, kishte qëllimin human, sportiv dhe rekreativ.”, njofton Policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i falënderon të gjithë ata që morën pjesë në minimaratonën dhe ndihmuan duke e blerë nga një fanellë dhe që me këto mjete siguruan pakot ushqimore për disa familje në nevojë.

Continue Reading