Connect with us

KOSOVË

Festë e dyfishtë në familjën e ish Presidentit Fatmir Sejdiu (foto)

Published

on

Ish Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu sot po feston ditëlindjën e gjashtedhjetetetë (68) e veçanta e kësaj date është  se edhe nipi i tij po e feston ditëlindjën e parë dhe emri i tij është Fatmir. Ish Presidenti i kushtoi edhe një poezi nipit të tij.

Ti një vjet unë gjashtëdhjetëetetë,
Të njejtën datë kemi ardhë në këtë jetë,
Unë në kohë të rënda – në robëri,
Ti në ditë gëzimesh – në Liri

Ti Fatmir e unë Fatmir,
Ec e shtyhemi cili më i mirë,
Që në fillim unë e humb këtë garë,
Kohë e yte tash ka ardhë.

Shumë ditëlindje vijnë e shkojnë,
Shtatin tënd do ta burrnojnë,
Mendje kthjelltë e plot gjallëri,
Kështu të don gjyshi ty!

Paq shumë gëzime Nipi im,
U rritsh pa brenga, burrë e trim,
Këso vargjesh gjithmonë rradhita,
Me dashni gjyshi për mbesa e nipa !

Prishtinë 23 Tetor 2019

Fotografia e Fatmir Sejdiu

Continue Reading