Ka filluar takimi i thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me të gjitha partitë politike.

Pjesëmarrës në këtë tryezë janë të gjitha partitë politike.

Si nga koalicioni qeverisës (Nisma, AKR,PDK, AAK) po ashtu edhe partitë opozitare i janë përgjigjur ftesës së LDK-së.

Aty shihen edhe përfaqësues të Vetëvendosjes, dhe grupit të pavarur të deputetëve, e po ashtu edhe përfaqësues të minoriteteve.

Kjo tryezë po mbahet e mbyllur për media.

LDK e ka ftuar këtë tryezë me qëllim që të diskutohet për situatën politike dhe mundësinë e caktimit të datës së zgjedhjeve të reja.