Connect with us

LAJME

Fituesi i edicionit të 61-të në Festivalin e RTSH-së do të zgjidhet nga votat e publikut

Published

on

Pak javë na ndajnë nga nisja e Festivalit të 61-të të Radio Televizionit Shqiptar.

Ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit kënga që do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision 2023 do të zgjidhet me votat e publikut.

Do të jetë publiku ai që do të zgjedhë këngën që dëshiron që Shqipëria të përfaqësohet në Eurovision, dhe kjo do të mundësohet me anë të SMS-ve.

Në këtë edicion do të ketë çmime si vendi i parë, vendi i dytë dhe i tretë, një çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe një çmim për karrierën, thuhet në njoftimin e RTSH.

Vendi i parë, i dytë dhe i tretë do të zgjedhen nga juria, ndërsa kënga që i pëlqen më shumë publikut do të zgjedhet si kënga që do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Ndër emrat më të njohur që do të marrin pjesë në edicionin e sivjetmë janë Albina Kelmendi, Elsa Lila, Fifi, Manjola Nallbani etj./Teleskopi.info

Continue Reading