Një numër i madh i tërmeteve ka goditur disa zona të Shqipërisë, duke pasur kështu pasoja fatale.

E për këtë ditë tragjike në shtetin shqiptar po raportojnë edhe mediat më të njohura botërore, duke shkruar e publikuar vazhdimisht fotot dhe të rejat më të fundit.

Deri më tani është konfirmuar se nga tërmetet kanë humbur jetën 19 persona, ndërsa 600 të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet e Shqipërisë.

Ndërsa në Thumane po vazhdojnë kërkimet e disa banorëve të cilët kanë mbetur në gërmadha nga ndërtesat e shembura. Shumë banorë të cilët kanë shpëtuar janë të shqetësuar dhe brengosur për fatin familjarëve të tyre të cilët ende nuk janë gjetur.

Më poshtë keni fotografitë që po marrin vëmendje të madhe tek mediat e huaja.