Është gjetur sot trupi i pajetë i fëmijës 4-vjeçar që ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.
Trupi i pajetë i katër vjeçarit është gjetur nga ekipet e FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes një postimi në facebook, ka publikuar pamje gjatë aksionit për gjetjen e vogëlushit si dhe ka dhënë detaje shtesë.
Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si katër vjeçari ka rënë në kanalin e Ibër Lepencit.