Connect with us

KOSOVË

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja feston 74 vjetorin

Published

on

Dje janë bërë 74 vjet, kur për herë të parë u shtyp gazeta në gjuhën shqipe “Rilindja”, e cila fillimisht ishte e përjavshme.

Numri i parë i gazetës u shtyp më 12 shkurt 1945 në Prizren, ku pas numrit të 60-të, gazeta fillon të shtypet në Prishtinë.

Gazeta së pari shtypej si e përjavshme, nga qershori i vitit 1948 filloi të shtypet dy herë në javë, kurse nga nëntori i vitit 1958 filloi të dal si e përditshme.

Më 5 shtator 1990 u mbyll nga administrata e pushtuesit serb. Një pjesë e stafit të kësaj gazete e vazhdoi punën me shtypjen e gazetës së përditshme me “Bujku”.

Gazeta rifilloi të botohet pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, por pas një kohe u mbyll.

Behlul Jahsari tha se ka qenë një kohë kur ka pasur edhe njerëz që kanë mësuar të lexojnë nga kjo Revistë. Për shumë njerëz kjo revistë ishte edhe si abetare e parë.

“Gazeta së pari shtypej si e përjavshme, nga qershori i vitit 1948 filloi të shtypet dy herë në javë, kurse nga nëntori i vitit 1958 filloi të dal si e përditshme”. tha Jashari sot në RTK3.

Sipas tij Rilindja para vitit 74 filloi të forcohet sepse ishin diskutimet kushtetuese që edhe Kosova të bëhej Republikë, dhe kështu ideja ishte që Rilindja te bëhej gazeta e Republikës së Kosovës.

Continue Reading