Connect with us

LAJME

Gazetari kosovar në Gjermani tregon se kur do të liberalizohen vizat për Kosovën

Published

on

Bahri Cani, gazetari i agjencisë gjermane të lajmeve “Deutche Welle”, ka folur sot për procesin e liberalizimit të vizave.

Ai u shpreh se liberalizimi i vizave varet nga sistemi ETIAS, që është një sistem në të cilin të gjithë qytetarët që duan të futen në Bashkimin Evropian duhet të japin të dhënat e tyre kryesore.

Ai tregoi se ky sistem nuk vlen vetëm për Kosovën, por për të gjithë qytetarët e të gjitha vendeve jashtë BE-së që duan të futen në territorin e Bashkimit Evropian.

Cani tha se beson që vendimi për liberalizimin e vizave do të merret këtë vit, edhe pse finalizimi i procesit pritet të ndodhë pas një viti.

“Liberalizimi i vizave mund të shtyhet por unë jam optimist se mund të merret vendimi këtë vit”, u shpreh ai, shkruan Paparaci.

Ndërsa, sa i përket çështjes se pse është shtyrë kaq gjatë procesi i liberalizimit të vizave, ai tha se Kosova e kishte humbur “trenin” në vitin 2016-2017, dhe se tani i duhet të pres.

Po ashtu, krejt në fund ai tha se beson që një takim mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurtit PO realizohet sot në Paris./Teleskopi.info

Continue Reading