Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, njofton se ka pasur një diskutim të frytshëm me ministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tariq Ahmad.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ajo bën të ditur se së bashku mbuluan zhvillimet e fundit në Kosovë dhe adresuan ndikimet malinje në rajonin tonë.
“Mirënjohës për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar si një aleat i besueshëm”, shkroi Gërvalla.