Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në fshatin Bajqinë të Podujevës, ka njoftuar policia.
Në mesin e të lënduarve, janë edhe dy ngasësit e automjeteve të përfshira, njëri prej të cilëve është i moshës së mitur.
Sipas policisë, personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, thuhet në raportin e policisë./Teleskopi/