Connect with us

LAJME

Gjatë qershorit të gjithë mund të bëni kontrolle falas në Dermatologji

Published

on

Derisa maji është muaji i vetëdijesimit kundër kancerit të lëkurës, veçanërisht melanomës, qershori do të jetë muaji i kontrolleve pa pagesë në Klinikën e Dermatologjisë në Prishtinë.

Kështu bën të ditur kryetarja e Shoqatës së Dermatologëve të Kosovës, Mybera Ferizi, e cila thotë se maji paraqet periudhën kur mund të ketë një frekuencë të paraqitjes së sëmundjeve të lëkurës.

Me qëllim të sensibilizimit, Ferizi tregon se kanë organizuar një numër të tërë aktivitetesh, të cilat fillojnë qysh sot, prej orës 12:00 deri në orën 15:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

Aty, qytetarët do të mund të pyesin, të informohen dhe të orientohen nëse duhet të shkojnë tek dermatologu për kontrolle të mëtutjeshme.

Ajo thotë për KosovaPress se këto aktivitete do të zgjasin 3 ditë dhe përfshijnë edhe trajnimin për specializantë e dermatologë të cilët duan të riaftësohen.

Trajnimi që do të zhvillohet të shtunën, ku do të ligjërojë dermato-kirurgja Merita Hajdini Zeqiri nga Gjermania, për doktoreshë Ferizin ka një rëndësi të veçantë, pasi rreth 30 specializantët nga Kosova, do të kenë mundësinë që të bëjnë dermatoskopimin në mënyrë që të njohin më herët manifestimet e melanomës.

E aktivitetet e Klinikës së Dermatologjisë nuk do të ndalen as pas të shtunës, pasi dermatologja thotë se do të organizojnë kontrolle falas për të gjithë pacientët gjatë qershorit.

Ajo porositë të gjithë qytetarët e Republikë të Kosovës, veçanërisht ata të cilët vërejnë ndryshime në nishanet e tyre, që të konsultohen me dermatologun.

Dermato-kirurgja Merita Hajdini Zeqiri, e cila ka ardhur nga Gjermania për të ndarë me kolegët nga afër përvojat e saj si specialiste e dermatologjisë, thotë se duhet t’i kushtohet rëndësi shumë e madhe parandalimit të sëmundjeve të lëkurës, posaçërisht melanomës.

Ndonëse punën e operimit e bën pa përtesë pasi kështu shëron pacientët e saj, ajo thotë se më me dëshirë njofton njerëzit nga rreziku potencial, veçanërisht tani kur numri i njerëzve të prekur nga kanceri i lëkurës është dyfishuar.

E kjo për të nuk është e vështirë, pasi përveç punës në klinikë, është edhe ligjëruese e rregullt në institucione të ndryshme gjermane, për vetëdijesimin e qytetarëve kundër kancerit të lëkurës.

Ajo tregon se të premten, kur edhe do të fillon trajnimi, do të fokusohen në pjesën teorike të shkëmbimit të përvojave, ndërsa të shtunën në marrjen e biopsisë së lëkurës.

Ajo porositë për masa mbrojtëse, në mënyrë që të parandalohet kanceri i lëkurës. Këshillat e saj përfshijnë evitimin e rrezatimit të diellit prej orës 12 deri në orën 15

Continue Reading