Oficerët e doganës të premten gjatë kontrollimit të maunave kanë hasur në pesë persona të fshehur brenda një kamioni që transportonte mallra.
Përmes një njoftimi për media nga Dogana e Kosovës, thuhet se sipas deklaratave të personave te gjithë refugjatët janë nga Siria.
“Emigrantët janë ndaluar dhe pastaj në koordinim me autoritetet kompetente janë dorëzuar tek Policia e Kosovës. Vlen të theksohet se kamioni përmbante dërgesë e cila vinte nga Turqia”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës bënë me dije në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.