Një person është gjetur i vdekur ditën e djeshme në Gjilan, ka njoftuar policia.
Viktima sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore.
“Gjilan 26.04.2023 – 16:37. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori. Viktima sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e policisë./Teleskopi/