Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.
Lajmin ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Gashi tha se rasti ka ndodhur në rrugën e tranzitit.
Ai poashtu tha se rasti po hetohet dhe se njësitet kompetente policore janë në vend të ngjarjes.
“Autoambulanca e ka marrë personin në fjalë dhe e ka dërguar në spital, ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, tha Gashi./kk