Connect with us

LAJME

Gjendja në pikat kufitare, deri në një orë për të hyrë nga Merdara në Kosovë

Published

on

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë zgjasin deri në një orë.

Në përditësimin e fundit të të dhënave të QKMK-së, bëhet e ditur se kolona në Merdarë është e gjatë 1,000 metra, ndërsa për të dal nga Kosova nga kjo pikë kufitare duhet jo më shumë se 3 deri në 5 minuta.

Në Mutivodë, për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri 30 minuta, kurse kolona është e gjatë 30 metra.

Në pikë kalimin tjetër kufitarë të Dheu i Bardhë, kolona është e gjatë 50 metra dhe pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin 15 minuta.

Pikë kalimet e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim.