Connect with us

KOSOVË

Gjërat që nuk i përdorni, mos i hudhni, ejani dhe i shisni në Flea Market

Published

on

Më 3 mars organizohet Flea Market, në të cilin individë apo grupeve të interesuara mund të bëhen pjesë e këtij tregu, duke bërë shitjen e produkteve ushqimore, veshmbathje, apo gjësende të tjera.

Flea Market dedikohet për mbledhjen e fondeve për strehimore të grave nëpër Kosovë.

Prej të hollave që njerëzit i mbledhin nga shitja e gjësendeve është e hapur që një përqindje e tyre të shkojë për këtë kauzë.

Gjithashtu do të ketë tezga që do të dedikohen plotësisht për mbledhjen e fondeve.

“Mundeni të vini të shisni, të dhuroni ose sido që ndiheni ju, për një të mirë më të madhe. Për pjesën e muzikës e rehatisë, do të përkujdeset i gjithë komuniteti Termokiss”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Të gjithë të interesuarit për të rezervuar një vend brenda ambientit ku organizohet tregu i hapur, mund të shkruani në faqet e rrjeteve sociale Facebook e Instagram ose termokiss@gmail.com

Afati për aplikim është deri më 1 mars.

Continue Reading