Gjermania dhe Holanda kanë zhvilluar sonte ndeshjen për kualifikimet Euro 2020, e cila ishte e jashtëzakonshme.
Ishin gjermanët ata që shënuan të parët, pasi Gnabry shënoi në minutën e 9’ e me vetëm këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë ishte de Jong ai që barazoi rezultatin, në minutën e 59’ kurse Tah J i dhuroi një “dhuratë” holandezve duke shënuar auto gol.
Por Kroos e barazoi prap rezultatin për gjermanët, duke u treguar i saktë në gjuajtjen e penaltisë.
Por kjo penalti për gjermanët duket se ishte “macja e zezë” sepse në minutën e 79’ Malen shënoi për ta dërguar në epërsi Holandën, e goli i tij nuk mjaftoi për ta vulosur fitoren sepse atë e bëri bashkëlojtari i tij në Wijnaldum në minutat shtesë të ndeshjes.