Connect with us

LAJME

Gjobë ndaj dy shoferëve, tejkaluan shpejtësinë dhe hynë në vijë të plotë

Published

on

Policia në Ferizaj ka shqiptuar gjoba të larta në komunikacion ndaj dy shoferëve, të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë dhe kanë hyrë në vijë të plotë. Përveç gjobës së lartë me para, atyre u është ndaluar edhe patentë-shoferi për tre muaj.

“Policia Rajonale e Ferizajt me datën 09.05.2023 ka pranuar një informacion (video sekuencë), nga një qytetar për një person që ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, duke bërë tejkalimin në vijë të plotë në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik, afër qendrës “Milenium Resort”. Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme, ka identifikuar shoferen F.K e moshës 51 vjeçare, të cilën e ka ftuar në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ajo në tërësi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 150 euro, 2 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu me datën 11.05.2023 policia ka pranuar një tjetër informacion (video sekuencë), nga një qytetar për një person që ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion , duke bërë tejkalimin e kolonës së automjeteve në rrugën ‘”Bedri Asllani” në Ferizaj.

“Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme, ka indentifikuar personin R.B i moshës 21 vjeçar, të cilin e ka ftuar në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar dhe që nuk e kishte të fituar të drejtën për ngasje (pa patentë-shoferi). Ndaj tij policia inicoi fletëparaqitje kundërvajtëse për gjykatë”, thuhet në njoftim. Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. “Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të vazhdojnë bashkëpunimin me policinë’, thuhet në njoftimin e Policisë.