Connect with us

LAJME

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, ka ndaluar shoferin F.Q (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 142 km/h.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.