Connect with us

KOSOVË

Gjykata shpall të pafajshëm ish- zyrtarët e Agjencisë së Akreditimit

Published

on

Dy ish-zyrtarë të lartë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, Ferdije Zhushi Etemi dhe Basri Muja, janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë në mungesë provash në akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje ndërsa i akuzuari tjetër, Armend Muja, është liruar meqë vepra penale për të cilën akuzohej është vjetërsuar.

Ndërsa për pikat e aktakuzës në të cilën tre të akuzuarit prokuroria i ngarkonte me veprën penale të shpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, Gjykata ka marrë aktgjykim refuzues pasi që ka ardhur deri te parashkrimi absolut.

Ky është vendimi të cilin e mori trupi gjykues sot në mëngjes në seancën në të cilën nuk ishin të pranishëm dy të akuzuarit e parë.

Ky proces gjyqësor është gjykuar nga trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Valbona Musliu Selimaj si dhe dy anëtaret e tjerë të trupit gjykues, gjykatësit Vesel Ismajli e Isuf Makolli, shkruan Kallxo.com

Continue Reading