Connect with us

KOSOVË

Godet Dardan Molliqaj, Albini qet “fall”

Published

on

Deputeti i PSD-së Dardan Molliqaj e ka goditur rëndë ish partinë e tij Vetëvendosje. Ai ka thënë se subjekti që dikur i përkiste vazhdon me shpifje dhe duke qitur “fall’.

Në vazhdim reagimi i tij:

Fillimisht, grupi i falltorëve të dobët thanë se ne u larguam sepse ishim spiun të Stanishiqit.

Pastaj thanë se ne u larguam sepse na kishin blerë Devollët.

Më vonë thanë se arsyeja e largimit tonë ishte ndikimi i ambasadeve ndërkombëtare.

Dikur thanë se ne u larguam për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi.

Pastaj “zbuluan” se ne u larguam për shkak se ishim të interesuar për tu futur në Qeveri.

Pak më vonë thanë se në fakt arsyeja e largimit tonë qenka falja e tokave Serbisë.

E sot e paskan “zbuluar” se kemi dalur për të përfunduar në prehër të PDK-së.

Kushedi se cfarë zbulime e parashikime do të dalin tash e tutje nga grupi i falltorëve të dobët. Por, ajo që dihet është që kësaj partie iu ka ndalur ora qysh kur ne jemi larguar nga aty. Vazhdimisht thonë se jemi pak aktivistë, të vegjël e të parëndësishëm, por vihen shumë në siklet nëse kalon vetëm një ditë pa shpifur për neve.

E ne fatkeqësisht do t’i zhgënjejmë. Përveq se nuk do të futemi në këtë Qeveri, do të angazhohemi vazhdimisht që PDK-në ta largojmë nga pushteti pas kaq shumë vitesh keqqeverisje. Ju vazhdoni të qitni fall, se pavarësisht që parashikimet i keni të dobëta, ndoshta me kalimin e kohës përmirësoheni në këtë fushë 🙂

Continue Reading