Connect with us

KOSOVË

Granit Cana zbulon lidhjen jashtë, reagon Fifi

Published

on

Graniti dhe Fifi pas sqarimit të tyre vazhdojnë të kenë lidhje të afërt si shokë.

Arsyeja pse Graniti bëri këtë hap duket se qenka diqka e lënë pezull jashtë. Gjatë kohës që po bisedonte me Fifin zbuloi se ka një marrëdhënie të komplikuar jashtë me dikë që ka bashkëjetuar.

“Kam bashkëjetuar me të, tani jemi kështu ‘complicated’, por nësë ajo vjen në emision do filloj të qaj, aty do e merrni vesh se sa e dua. Është nga Peja por kemi bashkëjetuar në Prishtinë. Vetëm familja ime e di për të dhe motra e saj. Babi i ka vdekur” i tha Graniti Fifit.

Fifi e befasuar nga deklarata e tij e pyeti se pse nuk e kishte treguar para se të krijonin afrimitet.

“Nuk e thash sepse është shumë complicated marrëdhënia. Megjithatë une ia kam rrëfyer sot edhe ‘Vëllait të Madh'”, tha Graniti.

Fifi e paralajmëron se tani ajo do të sillet edhe më keq me vajzat në shtëpi, kryesisht hyrjet e reja që mund ti afrohen Granitit, me sa duket duke hedhur hije tek Sara, për të cilen para rrëfimit të Granitit e kishte shprehur hapur xhelozinë./Teleskopi.info