Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot është deklaruar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Në një postim në Twitter, ambasadori Guerot ka thënë se asgjë nuk i justifikon sulmet e dhunshme kundër KFOR-it dhe shtypit.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës..
“Asgjë nuk i justifikon sulmet e dhunshme kundër Kfor-it dhe shtypit. Këto akte duhet të ndalen. Mendime për viktimat, kushdo qofshin ata. Mbështetje e plotë për Kfor-in. Gjithashtu i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme de-përshkallëzimi”, ka shkruar Guerot në Twitter.