Connect with us

KOSOVË

Haliti-Hazirit: S’ka vendim për koalicion, janë vetëm fjalë

Published

on

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur në lidhje me deklaratën e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri.

Ky i fundit pati theksuar se Partia Demokratike e Kosovës u ka bërë ofertë për koalicion qeverisës duke dashur kështu rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Nënkryetari i PDK-së për Indeksoline ka deklaruar se nuk ka informacione se një gjë e tillë ka ndodh, pasi që nuk ka qenë vendim i partisë të kërkohet diçka e tillë.

Madje, Haliti ka thënë se ai vet nuk e ka thënë një gjë të tillë ndonëse nuk e di se kush mund t’ia ketë shtuar këtë kërkesë Hazirit nga LDK.

“S’kom dëgjuar për një gjë të tillë, as si kam thënë unë personalisht, por nëse ai ka fol me dikë të PDK-së unë nuk e di.

Pra, unë nuk kam informata kush ka thënë diçka të tillë” ka thënë shkurt Haliti.

Ndryshe, Haziri këtë deklaratë e ka dhënë ditën e djeshme, duke theksuar se një ofertë për rrëzimin e qeverisë u ka ardhur nga vet Partia Demokratike e Kosovës, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.

Por, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka zbuluar se kush ishte zyrtari i PDK-së që ia bëri një ofertë të tillë.

Continue Reading