Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, ka bërë të ditur për RTKlive se nesër nuk do të diskutohet për buxhetin në mbledhjen e qeverisë.

“Jo, nuk është në pyetje buxheti, se ne e kemi diskutuar çështjen e buxhetit. Do të thotë të gjitha ligjet që kanë qenë në Kuvend edhe kanë kaluar në komisione me shkresë na u kanë kthyer. Komisionet duhet me qenë funksionale. Por nëse mbahet mbledhja e Qeverisë, mbahet për çështje të rregullta të mirëmbajtjes së punës dhe aktivitete që janë të domosdoshme”, ka thënë Hamza për RTklive.

Ai ka theksuar se mbledhje të qeverisë mund të ketë, por nuk do të thotë se është për buxhet.

Sipas tij në bazë të ligjit qeveria është dashurë të miratojë dhe procodojë buxhetin derimë 31 tetor.