Connect with us

LAJME

Haradinaj: Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë

Published

on

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti që të dalë me qëndrim sa i përket rastit të asamblistit të LVV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili dje është arrestuar në Tiranë nën dyshimin për trafikim narkotikësh.

“Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

I pari i AAK-së në këtë postim e ka bërë edhe një koment, teksa ka theksuar se “deri tani Kurti e ka mbajtur anën e të akuzuarve për korrupsion e krime të tjera.

“Do të duhej që edhe tani të rreshtohet e ta dimë pozicionin e tij!”, ka shtuar Haradinaj.

Ndërkohë, dje Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar asambleistin e saj në Prishtinë, Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e saj, menjëherë pasi ai është arrestuar nga autoritetet shqiptare në Tiranë.

Continue Reading