Connect with us

KOSOVË

Haradinaj bëri homazhe te Shtatorja dhe Kulla e atdhetarit Haxhi Zeka

Published

on

“Kontributi i Lidhjes së Pejës, e njohur edhe si Besëlidhja e Pejës, sepse njëri dokument është vetë besa e dhënë mes prijësve shqiptarë, të të gjitha trojeve, na mban edhe neve sot dhe falë asaj lidhje, falë angazhimit të atëhershëm mund të themi se e kemi Pejën sot, e kemi Kosovën.

Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, pas homazheve te shtatorja dhe kulla e atdhetarit Haxhi Zeka, me rastin e shënimit të 120 vjetorit të Lidhjes së Pejës.

Kryeministri Haradinaj tha se sot janë dy data, fillimi i punimeve të Kuvendit të Lidhjes së Pejës, që ka zgjatur deri më 28 janar dhe ka nxjerrë në atë kohë dy dokumente të rëndësishme, me të cilat është definuar e drejta e shqiptarëve.

“Lidhja e Pejës, të cilës i ka prirë Zekë Byberi, i njohur si Haxhi Zekë Byberi, edhe pse nuk ka arritur ta kryej misionin e vet, ka dërguar një porosi të shqiptarët, për të drejtën e shqiptarëve në atë kohë. E drejta jonë në atë kohë ka qenë e rrezikuar nga fqinjët, por kontributi i Lidhjes së Pejës, e njohur edhe si Besëlidhja e Pejës, sepse njëri dokument është vetë besa e dhënë mes prijësve shqiptarë, të të gjitha trojeve, jo vetëm të vilajetit të Kosovës, na mban edhe neve sot dhe falë asaj lidhje, falë angazhimit të atëhershëm mund të themi se e kemi Pejën sot, e kemi Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj.

Continue Reading