Connect with us

LAJME

Haradinaj: Gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike

Published

on

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas zhvillimeve të krijuara në pjesën veriore të Kosovës.

Haradinaj është shprehur se me vëmendje, por edhe me shqetësim, po i përcjell zhvillimet në veri të vendit, Ai ka shtuar se sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.

Haradinaj ka bërë thirrje kryeministrit që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët, ShBA, BE dhe NATO!

“Me vëmendje, por edhe me shqetësim, po i përcjell zhvillimet në veri të vendit. Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë! U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për qetësimin e situatës! Po ashtu, i kërkoj kryeministrit që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët – ShBA, BE dhe NATO! Gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike!”, ka thënë Haradinaj.                      

Continue Reading