Connect with us

LAJME

Haradinaj: Kurti bëri tri gabime, koha të kthejmë faqen

Published

on

“Mocioni është zgjidhja e duhur, është demokraci dhe kjo do të ishte me siguri e dobishme për gjithë spektrin politik, përfshirë edhe shumicën, për pozitën”.

Kështu deklaroi të mërkurën kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Ai tha se e kanë numrin e nevojshëm të deputetëve për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Për më tepër, Haradinaj para gazetarëve tha se është i papranueshëm eskalimi i fjalorit të kryeministrit ndaj aleatëve.

Ai thekson se Kosova ka pranuar tri kërkesat e ShBA-ve dhe BE-së për deeskalimin e situatës.

“Tri kërkesat që janë paraqitur, në një mënyrë janë pranuar prej Kosovës:, tha ai.

“Ashtu siç është pranuar edhe mundësia e heqjes së njësive speciale nga objektet e komunës ku duhet të qëndrojnë në veri”.

Haradinaj u shpreh se institucionet e Kosovës i kanë bërë tri gabime. “Gabimi i parë se nuk u dakorduan me propozimin amerikan për tabelat dhe pastaj me mbet në kujdestari veriu gjatë gjithë procesit të dialogut, në kujdestari të amerikanëve. Gabimi i dytë ishte insistimi apo nxitimi për të mbajtur zgjedhje, duke mos e pasur pjesëmarrjen e garantuar të gjithëve. I treti, ishte gabim sikurse e dimë, kryetarët që kanë marrë aq pak vota nuk kualifikohen mirëfilli si kandidate të mirëfilltë”.

Të tri këto gabime u shfrytëzuan shumë mirë prej Serbisë, prej Vuçiqit, prej bandave atje të kriminelëve më veri. “Është koha e fundit që ta kthejmë faqen, ta fillojmë një plan serioz me bashkësinë ndërkombëtare, mos t’i rrejmë më”.