Connect with us

LAJME

Haradinaj ngushëllon famijen për humbjen e dy familjarëve si pasojë e vërshimeve në Pejë

Published

on

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vërshimeve që kanë përfshirë qytetin e Pejës.

Ai ka ngushëlluar familjen Ademaj që humbi dy familjarët e tyre, dhe apeloi te Institucionet përgjegjëse që të veprojnë me vendosmëri.

“I tronditur pas vërshimeve në Pejë, apeloj që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, të veprojnë me vendosmëri e seriozitet. Bashkëndjej me familjen Ademaj që humbi familjarët. Bashkëndjej me të gjithë qytetarët që u dëmtuan nga vërshimet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkohë Policia ka njoftuar se një grua bashkë me fëmijën e saj pesë vjeçar kanë vdekur mbrëmë si pasojë e vërshimeve të mëdha.