Connect with us

KOSOVË

Haradinaj: Nuk e mbështes Kurtin në eksperimentet që po bën pa SHBA-në e BE-në

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish duke thënë se nuk e mbështetë kryeministrin Albin Kurti, siç thotë ai eksperimentet që Kurti po i bën me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Haradinaj për Policinë e Kosovës ka thënë se është në krye të detyrës.

”Policia në nivel të detyrës, por Qeveria totalisht e paaftë në mbrojtjen e interesit shtetëror të Kosovës. E kam mbështetur Kurtin për bashkërendim me SHBA dhe NATO drejt marrëveshjes për njohje me Serbinë. Por nuk mbështes eksperimentet e tij që po synon t’i bëjë pa ShBA e BE”, ka shkruar ai në Twitter.

Në reagimin e parë ai shkroi se tensionet në veri janë të papranueshme! Sulmet dhe lëndimi i policëve janë akt i rëndë dhune dhe si të tilla janë të dënueshme. Serbët lokalë të heqin dorë nga dhuna dhe të mos bijnë pre e interesave politike të Aleksandër Vuçiqit, të cilit edhe ashtu po i lëkundet pushteti.

Continue Reading