Kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar sot kanë shkuar në vizitë ngushëlluese në familjen e akademik Nexhat Dacit.
Haradinaj thotë se vizita është bërë për të ndarë dhembjen për humbjen e Arianit.
Arian Daci, djali i akademik Dacit, dhe zëvendësministër i Diasporës humbi jetën nga një ortek në Brezovicë, të shtunën që lamë pas.