Connect with us

KOSOVË

Haradinaj përkujton vëllaun e tij: Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, Ramush Haradinaj ka kujtuar vëllain e tij, i cili ishte vrarë pas luftës në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi në facebook ka thënë se pavarësisht që vëllai i tij, Enveri sfidoi vdekjen në beteja, u nda nga jeta padrejtësisht në liri.

“Enver, në luftë dole triumfues pavarësisht se e sfidove vdekjen nëpër shumë beteja, por u ndave padrejtësisht nga ne në liri. Vazhdojmë të jetojmë me kujtimin për ty! Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Teleskopi/