Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se ajo që po e bën Kosova dhe, populli i saj, është njerëzore, sepse ndajmë gëzimin, sikurse edhe tash të keqen bashkë.

Haradinaj ka takuar në mbrëmjen e sotme banorët e Thumanës, të cilët u goditën nga tërmeti tragjik.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Sonte, në Thumanë, në vendin e dhimbjes për çdo shqiptarë që humbi më të dashurit e tyre nga tërmeti me pasoja tragjike, për t’u shprehur solidarë por edhe për t’ua zgjatur dorën bashkëkombësve tanë.

Ajo që po e bën Kosova, populli i saj, është njerëzore, sepse ne ndajmë gëzimin sikurse edhe tash të keqen bashkë. Kujdesi ynë nuk do të mungojë.

Ndjenjë e veçantë se sa shumë jemi për njëri tjetrin, në çdo kohë!

RH