Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti është treguar i rreptë me deputetët e Kuvendit.
Kur atij i kërkohej të hedh në rivotim një mocion procedural, Haliti tha se nuk e pyet askënd çka të bëj, raporton Indeksonline.
Pasi që për herë të parë nuk kaloi mocioni ishte kryeministri Haradinaj i cili i tha Halitit që po kryeson seancën “ Përsërite votimin, a je në gjumë a çka”?
Madje, ai dëgjohet duke i thënë një deputeti shikoj punët tua.
“Nuk kam çka e veti askënd, as Ramushi s’ka çka përzihet. Qeveria duhet me i respektu procedurat. Qeveria i ka punët e veta, e na tonat. S’jam argat i kërkujt”, ka thënë Haliti.