Majlinda Kelmendi ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos në Dyselldorf të Gjermanisë.
Xhudistja kosovare e ka mposhtur me Ipon kundërshtaren nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasure.
Këtij suksesi të Majlindës i është gëzuar edhe presidenti Hashim Thaçi.
“Majlinda e pakonkurrencë në botë. E artë edhe në Düsseldorf të Gjermanisë. Urime Kosovë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.