Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka njoftuar se bazuar në kompetencat ligjore, sot ka nënshkruar Vendimin për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor.
“Si Ministre e Drejtësisë jam zotuar në mbrojtjen e interesit publik dhe çdo vendim i imi do të jetë në linjë me këtë parim. Profesionet e lira duhet t’u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve e jo të kontribuojnë në dëmtimin e tyre”, ka shkruar ajo në ‘facebook’.
Sipas saj, duke pasur parasysh ankesat e qytetarëve dhe institucioneve ndaj përmbaruesve, u ka bërë thirrje të gjithë përmbaruesve që të respektojnë përgjegjësitë e tyre sepse nuk do të tolerojmë asnjë tejkalim kompetence apo shkelje.