Deputetja e Vetëvendoajes Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga ky subjekt politik. Ajo shkroi në facebook se aktivistët që e bënë Ahmetin kryetar, nuk e merituan dorëheqjen e tij.
Ja postimi i plotë i saj:
“I kujtoj sikur sot, aktivistët e vullnetarët që punuan pa u ndalur që sot Shpendi të jetë në mandatin e dytë si Kryetar i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Ata por mbi të gjitha qytetarët e Prishtinës, s’e merituan dorëheqjen tënde Shpend!”
