Connect with us

KOSOVË

Haziri nderon me mirënjohje 20 pjesëtarë të FSK-së të shkolluar jashtë vendit

Published

on

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nderuar me mirënjohje 20 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Gjilani, të cilët janë shkolluar jashtë vendit.

Kryetari Haziri ka thënë me këtë rast se

“këto mirënjohje po u ndahen në kuadër të manifestimit kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2019” për suksesin e treguar në ngitjen akademike si kuadër i Ushtrisë së Kosovës dhe angazhimin në misionin fisnik të FSK’së”.

Kreu i Gjilanit këtë nderim po ua bënë pjesëtarëve të FSK në përvjetorin e vrasjes së tre kolosëve për lirinë e shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, njofton Komuna e Gjilanit përcjellë Klan Kosova.

Pjesëtarët e nderuar me mirënjohje janë:

Sefer Isufi, kolonel

Bafti Lubishtani, nënkolonel

Nevzad Asllani, nënkolonel

Bashkim Hamdiu, major

Veli Murati, major

Estref Uruqi, major

Rasim Syla, toger

Blerim Sahiti, kapiten

Fatlum Demiri, kapiten

Liridon Poroshtica, kapiten

Gëzim Osmani, kapiten

Afrim Xheliri, kapiten

Albian Ajvazi, toger

Besfort Kurtishi, toger

Euron Thaçi, toger

Liridona Baftijari, nëntogere

Saranda Lutfiu, nëntogere

Ruzhdi Aliu, nëntoger

Dhurim Shemsedini, nëntoger dhe

Art Sahiti, nëntoger

Continue Reading