Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka vendimet e Qeverisë në lidhje me gjendjen ekonomike në vend, janë tipike komuniste.
Ai përmes një postimi në facebook, ka përmendur Projektligjin për Fondin Sovran si dhe ka renditur vendimet tjera, që sipas tij, e karakterizojnë sistemin komunist të instaluar në politikat ekonomike të kësaj qeverie.
“- ulja e pagave,
– ligji për çmimet maksimale,
– vendimi për caktimin e marzhave të fitimit,
– tendenca për shtetëzim të Odës Ekonomike,
– marrja e të hyrave vetanake të komunave e kështu me radhë.
Të gjitha këto janë veprime që e karakterizojnë sistemin komunist”, ka shkruar Hoti./Teleskopi