Connect with us

LAJME

Hovenier prezanton ekipin e tij te Power

Published

on

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar se sot e ka mirëpritur administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, në objektin e ambasadës.

Ai përmes një postimi në Twitter shprehet se e ka prezantuar atë me ekipin, siç e cilësoi, të përkushtuar.

“Çdo ditë, jam mirënjohës për kontributin e tyre në avancimin e prioriteteve tona strategjike, duke përfshirë mbështetjen për një Kosovë gjithëpërfshirëse, demokratike dhe ekonomikisht të begatë”, ka shkruar Hovenier.

Continue Reading