Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në vizitë zyrtare në Kopenhagë të Danimarkës, duke marr pjesë në Samitin e Demokracisë, nga ku ka njoftuar edhe për disa takime që ka zhvilluar atje.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social facebook,ka bërë të ditur se është takuar edhe me ish-shefin e UNMIK-ut për Kosovë, Søren Jessen-Petersen, i cili misionin e tij për Kosovën e ka përmbyllë në vitin 2006.
Hoxhaj, tregoi edhe fjalët se çka i tha Petersen për Kosovën, gjatë këtij takimi.
“Dita më e mirë për mua ishte dita kur e përmbylla misionin tim në Kosovë, sepse doja ta shihja Kosovën e pavarur!” – Kështu më tha sot në Kopenhagë, ish-Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Søren Jessen-Petersen, të cilin e falënderova për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës!”, ka shkruar tutje Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një fotografi bashkë me Petersen.