Ish ministri i Punëve të Brendshme, tash anëtar i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni, duke komentuar letrën e Sekretarit amerikan, Mike Pompeo, ka thënë se ajo është shumë e kjartë dhe se dialogu Kosovë-Serbi, në thelb ka njohjen e ndërsjellë midis këtyre dy shteteve.

Sipas tij, koordinimi i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në është jetik.

“Nënshkrimi, sot në MSC, i edhe dy letrave të shprehjes së qëllimit, atë për hekurudhat dhe atë për autostradën është edhe një hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar ai.

Sot në Mynih janë nënshkruar dy marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë ku të pranishëm kanë qenë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën Marko Gjuriq dhe Xhemë Veseli dhe Ramë Qupeva që drejtojnë transportin rrugor gjegjësisht transportin hekurudhor.