Connect with us

LAJME

I përpiu dy euro metalike, mjekët e shpëtojnë fëmijën në QKUK

Published

on

Një fëmijë i moshës 4 vjeçare nga Mitrovica  kishte përpirë një monedhë metalike, i cila  kishte depërtuar në lukth duke i’a rrezikuar seriozisht shëndetin, ka njoftuat Shërbimi Spitalor Klinik i Kosovës.

Sipas tyre pas komplikimit të gjendjes shëndetësore, fëmiu ishte shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.

Janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë dhe pastsj specialistët e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, përmes metodave endoskopike, fëmiut i larguan monedhën metalike nga lukthi.

Fëmiu tani gëzon shëndet të plotë dhe po mbikëqyret nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.

Mjekët apelojnë tek prindërit që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të lejojnë që fëmijët të mbajnë monedha metalike dhe gjësende të imëta që mund t’i  gëlltisin dhe të ju shkaktojnë telashe shëndetësore./Teleskopi/

Continue Reading