Connect with us

LAJME

IKSHPK bënë thirrje që të rrisin vigjilencën e kontrollimit të ujit

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë thirrje qytetarëve që të rrisin vigjilencën e kontrollimit të ujit, për shkak të parandalimit të rasteve të dyshuara në infeksione, si Sindroma meningjeale.

Përmes një njoftimi në Facebook, IKPShK-ja ka thënë se nga institucionet shëndetësore të gjitha niveleve kërkohet raportimi i menjëhershëm i rasteve të dyshuara në infeksione.

IKShPK rikujton institucionet shëndetësore se bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë (LNR: 02/L-109), raportimi i sëmundjes dhe hulumtimi është i obliguar në rast të epidemisë apo rrezikut për shfaqje të saj.