Connect with us

KOSOVË

Inspektorët e arsimit të pakënaqur me koeficientin e pagës

Published

on

Pagat e inspektorëve të arsimit në Kosovë nga koeficienti i fundit që u publikua do të jenë më të ulëta se ato të drejtorëve të shkollave të mesme të larta.

Kështu shkruhet në komunikatën e dërguar nga Inspektorët e Arsimit në Kosovë, me këtë ata janë të pakënaqur.

“Nëse koeficienti i pagës do të jetë më i ulët se ai i drejtorëve të shkollave të mesme të larta, atëherë me çfarë të drejte inspektorët e arsimit do të vlerësojnë performancën e mësimdhënësit dhe performancën e drejtorit të shkollës”.

“Çdo koeficient më i ulët do të jetë denigrues dhe nënçmues për inspektorët e arsimit dhe për punën e tyre”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga këta inspektorë.

Continue Reading