Isa Mustafa është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai u zgjodh me aklamacion, derisa nuk pati kundërkandidat. Kjo e bën Mustafën kryetar edhe për një mandat, që kur më 2009, e mori drejtimin e partisë. Mustafën tani po e urojnë anëtarët e LDK-së.