Connect with us

KOSOVË

Ish-ushtari i UÇPMB-së propozohet për deputet në Serbi

Published

on

Ish-ushtari i UÇPB-së Nexhat Behluli po përkrahet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës për deputet në parlamentin e Serbisë. Ai e ka shfaqur dëshirën e tij, duke e bazuar në përkrahjen e shqiptarëve të asaj ane. E në një sondazh ku kanë marrë pjesë rreth 1000 veta, shumica i kanë dhënë drejt atij.

Nexhat Behluli deputet potencial ne Parlamentin e Serbisë

Duke parë që 71% (727 vota) nga 1027 vota gjithësej të votuesve ishin PRO që Nexhat Behluli të jetë figura përfaqësuesve e shqipëtarëve të Luginës në Parlamentin e Serbisë, kjo do të thotë që nëse Gent Cakaj do të arrinte të unifikonte faktorin shqipëtar në një lisë të përbashkët atëher faktori politik ka një kandidat potencial që patjetër do të duhej ta fuste atë në krye të listës – Nexhat Behlulin.

Po kush është sakt Nexhat Behluli?

I lindur në fshatin Lluçan-Komuna e Bujanocit. 1967. Baba i tre fëmijëve
Posedon disa shtetësi (Serbisë, Maqedonisë, Kosovës)
Komercialist i diplomuar.
Afarist Privat me përvojë 32 vjeçare.
Pronarë i Companisë Mediale Spektri.
Njohës i disa gjuhëve të huaja : Serbe, Maqedone, Angleze, Turke).
Mik nderi i Gardës së Ohajës.
Projekt Menager i Operatorit të Telefonisë Mobile Telenor.
Anëtarë nderi i Unionit të Gazetarëve të Shiprisë.
Anëtarë i Këshillit Ekzekutiv të Gazetarëve të pamvarun në Serbi, përfaqson pakicat nacionale.
Antarë i Bordit themelues të Odës Ekonomike Shqipëri-Serbi.
Fanatik i futbollit, njëri nga themeluesit e KF-Gjilani.
Analist i Liçensuar për njohjen e rrethanave politike rajonale : Serbi-Kosovë- Shqipëri-Maqedoni.
Pkesëmarës i qindra debateve televizive.
Instruktor i Liçensuar për krijimin e Opinionit Publik.
Njëri nga themeluesit e dy Radiove të Luftës : Radio Kosova e Lirë dhe Radio Zëri i Lirisë.
Specialitet Gazetarinë hulumtuese.